×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani presidente, Gërvalla tregon nëse do ta ta udhëheq Listën Guxo

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 23:18

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se Listës Guxo ku ajo bën pjesë nuk i ngutet të bëhet parti politike.


    E pyetur se kush do të jetë kryetar nëse Vjosa Osmani bëhet presidente, ajo nuk e ka përjashtuar as veten, porse ka thënë se kryetari/ja do të zgjidhet me votë të fshehtë.

    “Asnjëri nga ne nuk e përjashton këtë opcion, e gjitha do të bëhet me votë të fshehtë”, ka thënë ajo.

    “Është shumë e qartë që nga kjo listë do të rezultojë një subjekt politik i qendrës së djathtë, ne do ta regjistrojmë partinë”.

    “Ne do t’i organizojmë degët, pastaj bëjmë një mbledhje në Prishtinë dhe bëjmë zgjedhje. Shumë lehtë është të thuash që do ta bëjmë, por implementimi kërkon kohë dhe ka sfida të shumta”, tha Gërvalla në Kallxo.

    Gërvalla ka thënë se lista do t’i krijojë degët nëpër komuna dhe kjo kërkon kohë në mënyrë që partia të strukturohet tërësisht.

    “Lista Guxo është krijuar në frymën e asaj çfarë përfaqëson Vjosa Osmani, e asaj politike që jashtë interesave momentale ka synim çuarjen e interesave të Kosovës përpara. Ne që do të mbetemi, nuk do ta kemi problem që ta shtrijmë strukturën e listës sepse është e bazuar në parime të qarta”,

    “Strukturat janë diku më të forta, diku më të dobëta. Do të fillojmë dalë ngadalë t’i mbajmë kuvendet tona. Kjo nuk është një çështje që kryhet sot për sot, por në 10 e 20 vitet e ardhshme”, ka shtuar tutje Gërvalla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!