×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakova e shkatërruar gjatë luftës, flasin banorët

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 21:07

    Menjëherë pas përfundimit të luftës, Shkëlqim Jupa kishte filluar renovimin e restorantit të tij, i cili ishte djegur tërësisht.


    Tri vjet iu deshën atij që restorantin ta shndërrojë në njërin nga hotelet më të frekuentuara në komunën e Gjakovës.

    Ai tregon se si pas kthimit nga lufta, ku ishte edhe pjesëtar i UÇK-së, çlirimi i vendit i kishte dhënë vullnet që të fillojë gjithçka nga zeroja.

    Në natën e parë të bombardimeve të NATO-s, serbët filluan spastrimin e Gjakovës, raporton KTV.

    Policia serbe dogji qendrën e vjetër të qytetit, duke djegur dyqanet dhe shtëpitë e shqiptarëve.

    Zjarri në Çarshinë e vjetër zgjati 4 ditë, tregon Ruzhdi Qarri, i cili ka 40 vjet që merret me zanatin e zdrukthëtarit.

    Komuna e Gjakovës ishte njëra nga komunat më të shkatërruara nga lufta dhe me shumë viktima.

    Shumë persona figurojnë të zhdukur, edhe 20 vjet pas.

    Në këtë komunë, Beteja e Çabratit, që zgjati tre ditë, në mes të UÇK-së dhe ushtrisë serbe, ishte beteja e parë urbane, ku u vranë 23 dëshmorë e 87 martirë.

    Gjithashtu ishin rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!