×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakovë: 18 vjeçarja thotë se u përdhunua seksualisht nga xhaxhai i saj 56 vjeçar

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 17:36

    Një 18 vjeçare e komunitetit ashkali, e zhdukur prej 10 ditësh në Gjakovë, është gjetur dje nga Policia e Kosovës.


    Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se e reja, pasi u gjet nga policia dhe u kthye në shtëpi, u pohoi atyre se largimi i saj nga shtëpia kishte ndodhur pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj. Ky i fundit, siç shkruan Reporteri.net, 56 vjeçar, është arrestuar menjëherë nga Policia, nën dyshimet se ka kryer përdhunim ndaj mbesës së tij.

    “Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor”, ka konfirmuar rastin për Reporterin, zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimja.

    Megjithatë, autoritetet lokale të sigurisë, po dyshojnë se viktima, 20 vjeç, e komunitetit ashkali, vuan nga problemet psikike.

    Rasti është duke u hetuar, derisa viktima, me urdhëresë të prokurorit të çështjes, do të dërgohet në ekzaminim mjekësor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!