×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë të vdekur dhe 392 raste të reja me coronavirus

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 15:02

    Gjashtë  pacientë të infektuar me coronavirus ka humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 392 raste të reja pozitive.


    Në raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë shëruar edhe 222 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    1618 TESTIME, 222 TË SHËRUAR DHE 392 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 392 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot, Pejë dhe Suharekë.

    Të nderuar qytetarë,

    Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, sot kemi regjistruar 392 raste pozitive dhe rritje te rasteve të hospitalizuara. Mjekët në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinzar e shkatrrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale dhe njerëzore.

    Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

    Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

    Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

    Qytetarë të nderuar,

    Ju lutemi për kujdes të shtuar!

    Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

    Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!