Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe municion pas një kontrolli në një shtëpi në fshatin Breznicë të Obiliqit, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar është hapur rast për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.
“Sot rreth orës 10:00, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: -dy armë zjarri dhe municion. Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: – Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.