×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenden të vdekur dy persona, njëri në Prizren, tjetri në Graçanicë

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 10:04

    Dy persona kanë vdekur mbrëmë, njëri në Graçanicë dhe tjetri në Prizren. Të dy vdekjet po cilësohen si të dyshimta.


    Një person në Graçanicë ka raportuar se vëllai i tij ka ndërruar jetë, ndërsa në rrethana të panjohura u raportua se viktima në Prizren u gjet pa shenja jete.

    “Graqanicë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Ndërsa në Prizren se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë në Prizren për të pyetur për vdekjen e personit në këtë komunë.

    Zëdhënësi i policisë, Shaban Osmanollaj ka thënë se personi ka vdekur për shkaqe natyrore dhe këtë e ka konstatuar edhe mjeku.

    Ai thotë se trupi i të ndjerit i është dërguar familjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!