×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet 25-vjeçarja që ishte zhdukur, policia thotë se iku nga shtëpia e burrit për të bashkëjetuar me një tjetër

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 18:11

    Është gjetur 25-vjeçarja nga Rahoveci, Dorentina Gashi-Spahiu, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj mbi dy javë më parë.

    Policia njofton se e njëjta është hasur e shoqëruar nga një burrë me të cilin bashkëjeton që nga koha kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit.

    “E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policorë prej ku mësohet se ajo të gjitha veprimet i ka bërë me vetëdëshirë, nuk është kanosur as detyruar nga askush”, thuhet në komunikatën për media.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, i cili ka kontaktuar me 25-vjeçaren pasi siç bëhet e ditur, e njëjta kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, e ka lënë të braktisur fëmijën (vajzën) e saj njëvjeçare.

    “Të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet tutje në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!