×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur 51-vjeçarja nga Kosova e cila u raportua e zhdukur në Zvicër që nga 7 qershori

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 12:35

    Është gjetur e vdekur nga policia, 51-vjecarja nga Kosova Alije Veseli që ishte zhdukur me 7 qershor të vitit 2021.


    Sipas polizeiticker.ch, personi i zhdukur është gjetur i vdekur me datë 9 korrik.

    Nuk ka indikacione të ndikimit të palës së tretë.

    Në Emmen, Kantoni i Lucernit familjarët kishin njoftuar se  Alije Veselit është zhdukur, që nga e hëna në mëngjes e datës 7 qershor, transmeton Express.

    51-vjeçarja ishte larguar nga vendbanimi i saj midis orës 6.10 dhe 9.45 të mëngjesit. Vendndodhja e saj nuk ishte ditur që nga ajo kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!