×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur një 20 vjeçare në Metehi të Podujevës

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 23:47
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një femër e moshës 20 vjeçare është gjetur pa shenja në fshatin Metehi e Podujevës.


    Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku nga mjekët emergjent është konstatuar vdekja e saj.

    Kështu bëri të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net”, Agron Borovci, zëdhënës i policisë për Rajonin e Prishtinës.

    “Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj”.

    Borovci theksoi se Policia me kujdes të shtuar po e trajton rastin si “vdekje e dyshimtë”.

    “Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!