×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur 31-vjeçari në shtëpinë e tij në Prizren

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 10:05

    Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren.


    Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

    “Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

    Gazeta Online “Reporteri.net mëson nga burimet brenda policisë se personi që është gjetur i vdekur është i moshës 31-vjeçare.

    Sipas burimeve familjarët i kanë thënë policisë se i ndjeri kishte probleme shëndetësore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!