×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur 46-vjeçari i zhdukur nga Vitia

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 12:34

    Hesat Rrahmani, 46 vjeç nga komuna e Vitisë i zhdukur nga data 14 janar, është gjetur i vdekur në territorin e Kaçanikut.


    Hesat Rramani te enjten ishte nisur për në Maqedoni, pasi atje kanë familjarë, mirëpo pas tri orësh kishte hyrë sërish në Kosovë nga pika kufitare e Hanit të Elezit dhe kontaktin e fundit e kishte pasur me vajzën e tij.

    Rastin e zhdukjes e ka raportuar vëllai i tij Rrahmani, i cili tha se nga dita e enjte familja nuk di asgjë për vendodhjen e tij.

    Pas gjetjes së trupit të pajetë të 46-vjeçarit, Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu.

    “E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!