×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur 47 vjeçari i zhdukur nga fshati Loxhë i Pejës

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 16:24

    Rrustë Rexhepaj, 47 vjeç, nga fshati Loxhë i Pejës, pas 10 ditëve i zhdukur, është gjetur sot i vdekur. 


    Më 21 maj, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur Rexhepajn, i lindur më 1972, ndërsa sot ka njoftuar se e ka gjetur atë pa shenja jete në afërsi të parkut të qytetit në Pejë.

    “Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim të Policisë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 21.05.2019, në Stacionin Policor Pejë është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Rrustë (Halil) Rexhepaj i lindur me 08.12.1972 ne fsh.Raushiq- Pejë, me banim ne rruga ‘Mbretëresha Teutë’ Pejë.

    Sot me datë 26.05.2019 rreth orës 11:25, pas një pune intensive operativo –hetimore dhe një bashkëpunimi shembullorë me qytetarë, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka arritur që ta gjejë viktimën ne afërsi të parkut të qytetit në Pejë.

    Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

    Reporteri.net ka raportuar ditë më parë për zhdukjen e Rustë Rexhepajt.

    Zhduket një person në Pejë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!