×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur 68-vjeçari nga Gjakova që ishte zhdukur një javë më parë

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 15:56

    Gasper Preqi, 68-vjeçar nga fshati Doblibare i Gjakovës, është gjetur pa shenja jete të martën.


    Këtë e ka bërë të ditur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, i cili bashkë me një grup vullnetarësh angazhohen për gjetjen e personave të zhdukur, shkruan Reporteri.net.

    “Po sa sa mora lajmin per gjetjen e trupit te pa jet tashme te ndjerit Gasper Preqi,i cili ishte i zhdukur qe 1 jave. Ne emer timin ne emer te gjith grupit te Vullnetarve i shpreh ngushllimet me te sinqerta familjes dhe te gjith miqve.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Ndërsa familjarët kishin deklaruar se që nga data 13 prill në ora 09:00 të mëngjesit, tashmë i ndjeri Preqi, kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur për në Osek Pashe, por që nuk ishte kthyer më.

    Postimi i plotë i Tahirit:

    Po sa sa mora lajmin per gjetjen e trupit te pa jet tashme te ndjerit Gasper Preqi,i cili ishte i zhdukur qe 1 jave.

    Ne emer timin ne emer te gjith grupit te Vullnetarve i shpreh ngushllimet me te sinqerta familjes dhe te gjith miqve.

    Pushoft ne paqe.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!