×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur i riu nga Lipjani që u zhduk para disa ditësh

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 23:01

    Policia e Kosovës thotë se trupi i pajetë i cili është gjendur në fshatin Gadime e Ultë e Lipjanit dyshohet se i të riut Shqipdon Aliu i cili u zhduk më datë 14 dhjetor.


    Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për Reporteri.net se trupi i pajetë është gjetur saktësisht në një grop (te gurthyësi i vjetër).

    “Me datën 21.10.2019 rreth ores 21:30, në fshatin Gadime e Ultë tè Lipjanit, saktësisht në një grop (te gurthyesi i vjeter), është gjetur nje trup i pajete.
    Ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje.
    Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me datën 14 tetor.
    Kanë qenë informacionet e qytetareve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejne vendodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës”, thotë Hoxha. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!