×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, dyshohet për vetëvrasje

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 16:39

    Sot gjatë ditës është gjetur një person pa shenja jete në qytetin e Gjakovës.


    Lajmin e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Gjakovës, i cili tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse hetimet vazhdojnë lidhur me rastin.

    “Rreth orës 13:00 është gjetur trupi i pajetë. Ne vendngjarje ka dalë policia dhe autoambulanca e cila ka konfirmuar vdekjen. Hetimet janë ne vijimësi. Per info tjera ju njoftojmë ne vazhdimësi”, tha ai për Reporteri.net.

    Tutje, është raportuar se afër trupit të tij është gjetur një revole, si dhe dyshohet për vetëvrasje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!