×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë, policia bllokon rrugën

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 21:31

    Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Jeton Dedushaj” në lagjen “Kristal” në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka bllokuar rrugën dhe tani po pret të vijë njësia për deminim.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Rreth orës 18:10 policia ka pranuar informatën se në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, gjendet një mjet shpërthyes, policia ka marrë masat adekuate për sigurimin dhe bllokimin e një pjese të rrugës. Është bllokuar një pjesë e rrugës, dhe jemi duke pritur njësinë për deminim”, ka deklaruar Rugova.

    Policia thotë se nuk ka informacione të tjera lidhur me rastin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!