×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendja shëndetësore e 5 të infektuarve me koronavirus është stabile

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 18:30

    Të infektuarit nuk kanë nevojë për terapi shtesë. Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi tregoi se gjendja shëndetësore e 5 pacientëve të infektuar me koronavirus që po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK, është stabile.


    “Nuk kanë nevojë për terapi shtesë, përveç atyre që merren, ky i moshuari 77 vjeçar herë pas here ka nevojë për oksigjen. Ndërkaq, 4 personat tjerë nuk kanë nevojë në këto momente për terapi shtesë dhe oksigjen”, tha Krasniqi për RTV21. Deri tani në Kosovë pesë raste janë konfirmuar me koronavirus.

    Më 13 mars komuna e Vitisë dhe Klinës janë vendosur në karantinë, ndërsa mbrëmë edhe komuna e Malishevës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!