×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania çelë dyert për profesionistët nga Kosova, këto janë tri kushtet që duhet plotësuar

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 15:17

    Gjermania prezantoi të mërkurën draft reformat për imigracionin, trajnimin e aftësive dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të mbyllur mungesën e fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Me këtë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit. Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur”, shkroi në Twitter ministri i Financave Christian Lindner pasi kabineti miratoi reformat.

    Një nga reformat është një ligj i ri imigracioni që synon të adresojë pengesat kryesore për emigrantët në Gjermani, veçanërisht për ata që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian.

    Projektligji thotë se reforma mund të rrisë numrin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së me 60,000 njerëz në vit.

    Ajo u ofron punëtorëve të huaj tre rrugë për të hyrë në Gjermani.

    E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të njohur në Gjermani dhe një kontratë pune. E dyta kërkon të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional. E treta është një “kartë mundësie” e re për individët që nuk kanë një ofertë pune, por kanë potencial për të gjetur punë. “Karta e mundësive” merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.

    Kabineti qeveritar vendosi të zgjasë rregulloret për punëkërkuesit nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat më parë pritej të përfundonin në fund të vitit. Gjermania do të jetë në gjendje të rekrutojë deri në 50,000 punëtorë në vit nga këto vende./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!