×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Gjermania i dhuron automjete FSK-së, nesër mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 11:08

    Nesër në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me automjete nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 10:30.

    Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Ndërkohë, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas.

    “Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!