×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania: Kosova i uli tensionet, Serbia po e bën të kundërtën – dërgimi i forcave serbe në Kosovë, i papranueshëm

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 19:46
    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës.

    Ajo tha se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën.

    “Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Mirosllav Lajçaku”, shkroi ministrja gjermane e Jashtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!