×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania mbështet Kurtin për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 12:38

    Vendimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti për ta hequr taksën 100 për qind për lëndën e parë për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, ka nxitur reagime të shumta.


    E një reagim rreth këtij vendimi e ka bërë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

    Ambasadori gjerman e ka quajtur inkurajues dhe të rëndësishëm vendimin e kryeministrit Kurti.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Heldt ka thënë se kjo mund të qojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Hap i rëndësishëm dhe inkurajues i kryeministrit Albin Kurti pas vetëm disa javësh në detyrë. Ai tani mund të udhëheq një proces të heqjes së tarifave për tregti dhe lëvizje të lirë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe rindërtimi në një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar Heldt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!