×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania zoton 37 milionë euro për ta përafruar Kosovën me BE-në

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 10:56

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se pas negociatave Kosovë- Gjermani, pala gjermane është zotuar për mbështetje financiare ndaj Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro për periudhën 2022-2023.

    Me anë të një njoftimi nga MFPT-ja janë bërë të ditura se cilat do të jenë prioritetet e bashkëpunimit.

    “Me këtë zotim, mbështetja gjermane për bashkëpunim zhvillimor arrin shumën prej 64.42 milionë euro që nga dhjetori 2020, kur edhe janë mbajtur negociatat e fundit qeveritare. Duke u pajtuar për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit zhvillimor, Kosova dhe Gjermania do t’i adresojnë së bashku sfidat kryesore të së ardhmes. Prioritetet e bashkëpunimit zhvillimor përfshijnë: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, trajnimin dhe punësimin, ndryshimet klimatike dhe energjinë, tranzicionin e drejtë dhe qeverisjen e mirë”, thuhet në njoftim.

    Ambasadori Rohde u shpreh se “sot të dyja vendet tona po hapin një kapitull të ri të partneritetit tonë të palëkundur për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Me këtë ne mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”

    Po ashtu, ministri Murati falënderoi të dy delegacionet dhe theksoi se “Gjermania ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetëse e vazhdueshme e zhvillimit tonë për më shumë se 20 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!