×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjest shembullor: Babë e bijë pastrojnë Memorialet në Krushë e Rahovec

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 18:23

    Zana Hoti, vogëlushja nga Rahoveci edhe pse ditët e fundit është ballafaquar me probleme shëndetësore, ajo pasi i është përmirësuar gjendja ka bërë një vepër humane.


    Së bashku me babanë e saj, Selami Hotin, këtë vikend e kanë shfrytëzuar që t’i vizitojnë edhe Memorialet në Krushë e Rahovec, ku edhe i kanë pastruar varrezat e dëshmorëve.

    Është vet Selamiu ai që ka publikuar disa fotografi, dhe një mbishkrim në Facebook.

    “Pasi që Zana po ndjehet më mirë, këto ditë vizituam Memorialet në Krushë e Rahovec. Pak edhe pastruam këto vende të shenjta të cilat duhet t’i mirëmbajmë së pari vetë në familjarët e pastaj edhe vizitorët që i nderojnë të rënët tanë për liri. Lavdi të rënëve, e ne të bëjmë më shumë kujdes”, shkruan Hoti, i cili është edhe kryetar i fshatit Krushë e Madhe.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!