×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjinekologia shqiptare lë prapa disa mjekë slloven

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 12:40

    Dr. Hatije Ismaili ka fituar titullin “Mjeku im” në Slloveni, duke lënë prapa disa mjekë slloven.


    Revista “Viva” në Slloveni ndan për çdo vit çmimin “Doktori im”, i cili dorëzohet nga presidenti i vendit Borut Pahor. Mediat sllovene kanë njoftuar se këtë vit ky çmim i është ndarë gjinekologes shqiptare Dr. Hatije Ismaili.

    Ismaili ishte zhvendosur në Slloveni para 17 vjetësh, pasi kishte përfunduar studimet e mjekësisë në Rijeka të Kroacisë. Si gjinekologe ajo punon në Qendrën Universitare në Novo.

    Lexuesit e revistës “Viva” kanë votuar në një sondazh të titulluar “Mjeku im”, ku kanë marr pjesë edhe specialistë të fushave tjera si mjekë familjar, pediatër, onkolog, dentist, urolog, kardiolog, neurolog, oftalmolog dhe ortoped.

    Më së shumti vota ka fituar gjinekologia shqiptare, duke lënë pas emra të mjekëve slloven si mjeken familjare Mirela Micic Despotovic, dentistin Rok Jurca, pediatrin Denis Bas, onkologun Marko Hocevar, urologun Simon Haëlina, neurologen Lidija Zitnik, oftalmologen Brigita Cvetko, kardiologët Igor Krajnc dhe Vojko Kanic dhe ortopedin Gregor Kavcic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!