×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjinovci për këngët në tubimet e PDK-së: Është kërcënim për Parisin e Brukselin

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 23:38

     Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar tubimin ku këndohet dhe gjuhet me armë.


    Në një moment këngëtarët ndërrojnë tekstin e këngës duke e përshtatur me ish-kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli.

    ‘Të fala Parisit e të fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, thuhej në një pjesë të këngës.

    “Teksti është interesant. Të fala Parisit e Brukselit dhe do shtimje me armë. Kjo tash po shndërrohet në një kërcënim për Parisin dhe Brukselin’, tha Gjinovci në Pressing.

    Me këtë nuk u pajtua profesori Blerim Latifi.

    “Njerëzit kanë të drejtë me këndu si tu thotë zemra. Për këngë nuk mund t’i gjykojmë. Jemi shoqëri e lirë dhe njerëzit kanë të drejtë t’i shprehin mendimet. Kënga dhe çiftelia nuk është problem”, theksoi Latifi. “S’kisha thënë. Kënga si e tillë nuk është problem”, tha Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!