×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjinovci për letrën e Thaçit drejtuar Ramës: Ai nuk din me shkru ashtu

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 23:59

    Analisti i njohur, Rron Gjinovci ka komentuar letrën që ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka dërguar sonte kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.


    Gjinovci ka qenë skeptik për përmbajtjen e letrës, duke thënë se ish-presidenti nuk arrin të shkruaj në atë formë.

    “Të gjithë e dimë që Thaçi s’din me shkru ashtu. Hajt mos u boni patetik tu pretendu që s’pe dini”, shkroi Gjinovci në Facebook.

    Thaci në letrën e tij, ndër të tjera, i ka kërkuar Rames që të vazhdojë të kujdeset për Shqipërinë dhe për Kosovën gjithashtu, duke thënë se kur ai kujdeset për Kosovën, kujdeset për shqiptarët.

    Ai i ka dëshiruar Ramës suksese në ndërtimin e mëtejmë të shtetit të Shqipërisë dhe ka thënë se nuk ka gabuar asnjëherë në ndërtimin e raporteve mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!