×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i PDK-së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 19:41

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, po thotë se subjekti që përfaqëson ka mbështetjen e shumë njerëzve për shkak të programit të saj për rimëkmëbje.


    Gjoshi u shpreh madje se kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, është në pritje të përballjes televizive me kundërkandidatin e tij Albin Kurtin, njofton Klan Kosova.

    ”Kandidati ynë për kryeministër Enver Hoxhaj, është një prej njerëzve që ka performancën më të mirë në Kosovë dhe është duke pritur një debat me Albin Kurtin”.

    ”Shfrytëzoj edhe njëherë studion tuaj t’i kërkoj edhe njëherë për debatin, do të ishte një mundësi e mirë që në Klan Kosova ta kenë një debat mes veti për cilëndo prej temave që ai mendon se është më prioritet”.

    Zyrtari i PDK-së tashmë ka dhe një ide tjetër, njofton Klan Kosova.

    ”Do të ishte mirë që ta merrte me vete edhe Vjosa Osmanin – tashmë janë forcuar pak më shumë, dhe bashkë t’i ballafaqojmë”.

    ”Ata [Albin Kurti dhe Vjosa Osmani] nuk kanë asnjë program, as një vizion për Kosovën”.

    ”Nuk kemi parë prej tyre asnjë ide për ekonominë e vendit, as një ide prej tyre qysh me rregullu Arsimin në Kosovë, asnjë ide qysh me trajtu më mirë Shëndetësinë, dhe për asnjë pikë tjetër dhe për atë do të ishte shumë i rëndësishëm debati për me e pa qytetarët e Kosovës”.

    Por Kurti thotë se nuk shkon në debat me subjektet politike që garojnë për vendin e dytë?

    ”Ne në zgjedhje më 2014-ën kemi garuar për vend të dytë sipas tij [Albin Kurti], dhe kemi pas fituar zgjedhjet. Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje. Jemi shumë të bindur se është programi, lista, kandidati ynë për kryeministër”.

    ”Unë jam shef shtabi dhe kam vizituar 37 prej 38 komunave që janë në Kosovë, dhe kemi një solidaritet të jashtëzakonshëm për PDK-në nga njerëzit”.

    ”E kanë parë që Kosova është në rrezik të prishjes së marrëdhënieve për miqtë tanë, ka një ngecje ekonomike, ka një boshllëk të madh dhe ka humbje të mëdha të punës, ndaj i besojnë PDK-së”.

    Sa mandate synoni që t’i fitoni?

    ”37 -38 mandate kemi pasur shumicën e herave që kemi garu. Tentojmë t’i marrim ato mandate më shumë se to, se kemi përfshi edhe kapacitete jashta tyre”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!