×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti beton me kamion rrugëve të Prishtinës, shoferi gjobitet me 800 euro

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 13:50

    Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se është gjobitur me 800 euro një kompani betoni e cila e ka ndotur rrugën.


    Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se përveç gjobës, kompania është e obliguar ta pastrojë rrugën.

     

    “Pastrimi i mjeteve në hyrje-dalje të vendpunishteve, do të kushtonte më lirë…800 euro gjobë për ndotje, dhe obligim kompanisë për pastrim të rrugës”, ka shkruar Tahiri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!