×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë zjarri në Podujevë, policia konfirmon dy të plagosur

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 16:43

    Sot rreth orës 16:00 dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur në qendër të qytetit në Podujevë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha fillimisht Borovci.

    Dy të plagosurit kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, dhe policia po vazhdon me hetimin me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

    “Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha zëdhënësi i policisë, Agron Borovci./Reporteri.net/

    Gjuajtje me armë në Podujevë, një person plagoset në qendër të qytetit

    Pamje dramatike nga Podujeva, një person plagoset në qendër të qytetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!