Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili përfaqëson palën serbe në nivelin e ekspertëve në dialogun Kosovë-Serbi i ka reaguar të dërguarit të BE’së për dialogun Mirsolav Lajçak në lidhje me temat që do të diskutohen nesër në Bruksel.
Gjuriq i ka replikuar në Twitter diplomatit sllovak, duke thënë se për palën serbe nesër do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi Lajçak ka shkruar se nesër do të bisedohet për pretendimet përbashkëta financiare mes dy shteteve.
“Faleminderit për mikpritjen. Tema e parë në agjendë nesër do të jetë Asociacioni I komunave me shumicë serbe. Të paktën për palën serbe. Për këtë që është dakorduar nën ndërmjetësimin e BE’së para shtatë viteve e gjysmë. Çështjet e pronave mund të jenë në agjendë nësër gjithashtu. Ne kemi shumë për të thënë lidhur me këtë. (pronat private, shtetërore dhe të kishës)”, ka shkruar Gjuriq.
Thank you for hosting the meeting. First topic on the agenda tomorrow will be the Community of Serb majority municipalities. At least for the Serbian side. The one agreed under EU facilitation 7 and a half years ago. This one. https://t.co/9RLpeU5ghp
— Марко Ђурић (@markodjuric) September 16, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.