×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq kërkon nga ndërkombëtarët që të ndalet dhuna në Kosovë

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 15:16

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovësn, Marko Gjuriq, i ka dërguar sot një kërkesë misioneve ndërkombëtare që të marrin masa urgjente dhe të veprojnë drejtpërdrejt dhe përmes institucioneve në Prishtinë për të ndaluar siç thuhet në kërkesën e tij “valën e fundit të dhunës së motivuar etnike ndaj serbëve”.


    Ai paralajmëroi se “sulmet në ditët e fundit tregojnë se serbët në Kosovë janë grupi etnik më i persekutuar në Evropë për sa i përket sigurisë dhe se autoritetet e Prishtinës nuk janë në gjendje ose nuk duan ta zgjidhin vetë problemin”.

    “Kjo është arsyeja pse është e nevojshme që KFOR-i, UNMIK-u, EULEX-i dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë të përmbushin mandatin e tyre dhe të fitojnë rrogat që marrin dhe jo të ulen në restorantet në Prishtinë, ndërsa nga pandeshkueshmëria e ekstremistëve i rrezikojnë ata për sigurinë dhe të drejtat e të cilëve janë përgjegjës”, theksoi ai, raporton Danas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!