×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq provokon dramën: Do të marrë një rrugë që e çon në pranga

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 11:57

    Në prag të asaj që po quhet krizë humanitare, shteti serb për të dramatizuar situatën edhe më shumë, provoi të sjellë në Kosovë, të ashtuquajturin drejtor të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.


    Cak i Gjuriqit, ishin qindra serbë që festojnë çdo vit festën e Vidovdanit në Gazimestan. Megjithatë, për zyrtarin serb, mund të përsëritet edhe një herë historia, sepse nëse tenton të shkelë në këtë pjesë pa leje, do të arrestohet.

    Duke pasur si cak Gazimestanin, dy zyrtarë të serb, ministri i Arsimit dhe i Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, dorëzuan në MPJ kërkesën për leje që të vizitonin Mitrovicën e Veriut, gjegjësisht Universitetin.

    Mirëpo, këta të dy nuk u mjaftuan dhe pas marrjes së lejes kërkuan që vizita të lejohet edhe për në Gazimestan aty ku do të  festohet Vidovdani e në disa komuna tjera me banorë serb.

    Kur MPJ ua mohoi lejen për në këtë pjesë, Ministri i Arsimit bëri të ditur se nuk do të vijë në Kosovë, duke u marrë vesh edhe qëllimi i vërtetë i vizitës. Ai që mbeti është Gjuriq që tha për mediat serbe se do të qëndrojë sot në Kosovë, e gjithsesi se do të shkojë edhe në Gazimestan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!