×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita e emisarit

    Gjuriqi i ankohet Lajçakut për Kurtin, i thotë se Serbia përkrah Draftin e BE-së për Asociacionin

    Reporteri
    19 Qershor 2024 | 17:40

    Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, pas Prishtinës ka udhëtuar për në Beograd. Atje të mërkurën është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut ne mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Gjuriq në këtë takim si zakonisht është ankuar se si e gjithë situata dhe pozita e serbëve lokalë “është përkeqësuar” që nga ardhja e kryeministrit Albin Kurti në pushtet.

    Siç njofton ministria e jashtme serbe, Gjuriq i cili ka vazhduar takimet me të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic, edhe pas sulmit terrorist në Banjskë i ka thënë emisarit sllovak se “Kurti po dëshiron të krijoj një Kosovë një-etnike”.

    Në fund, shefi i diplomacisë serbe dhe një prej figurave kyçe të propagandës shtetërore serbe ka thënë se Beogradi mbështet Draft-Statutin e BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./Express/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!