×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjurmë gjaku dhe shenja dhune në një motel në Prishtinë, dalin pamjet

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 10:17

    Një rrahje ka ndodhur të dielën në një motel të Prishtinës. Indeksonline mëson se rrahja ka ndodhur në një motel në dalje të Prishtinës.


    Dyshohet se një person e ka kapur me “pelë për dore” femrën e tij, duke e tradhtuar me një person tjetër.

    Portali ka siguruar pamjet nga moteli ku ka ndodhur përleshja fizike. Në pamje shihen edhe njollat e gjakut.

    Lajmin  e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër k-shqiptarë, pasi që ata nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht ndërmjet vete.

    Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!