×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e dënon me 10 muaj burgim ish-gjyqtarin Kolë Puka për shpërlarje parash

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 10:32

    I akuzuari për shpëlarje parash, Kolë Puka është shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës, të hënën.

    Gjykata në Prishtinë e ka gjetur fajtor Pukën dhe i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 10 muaj, si dhe dënim me gjobë prej 2 mijë euro.

    Gjithashtu atij dënim plotësues gjykata ka shqiptuar konfiskimin e shtëpisë me të dhëna si në shkresat e lëndës.Prokuroria po e ngarkonte Pukën për veprën penale shpëlarje parash.

    Sipas aktit akuzës, Kolë Puka është marrë me aktivitete kriminale duke fituar në mënyrë të kundërligjshme mjete financiare me shuma milionëshe nga periudha kohore 2002 deri më 2009, e krejt kjo duke e shfrytëzuar pozitën e tij si gjyqtar në Gjykatën komunale në Klinë.

    Sipas aktakuzës së ngritur në vitin 2014, Puka duke e ditur se pasuria e fituar ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal me qëllim që të njëjtën pasuri ta fshehë, ta konvertojë, ta transferojë apo maskimin e natyrës se burimit, me këto mjete financiare kishte blerë patundshmëri, një shtëpi dy-katëshe me 500 m2 në fshatin Çagllavicë në vlerë prej 35.000.00 euro.

    Tutje në aktin akuzues, thuhet që më qëllim që Kolë Puka t’i fshehë sa më shumë gjurmët lidhur me këtë patundshmëri në bashkëpunim me prindin e tij Z.P. (tashmë i ndjerë) këtë patundshmëri Kola e kishte evidentuar në emër të të atit të tij, gjoja se i ati i Kolës e kishte blerë edhe pse i njëjti faktikisht nuk e kishte blerë pasi që nuk ka pas mundësi materiale.

    Me këto veprime të dy akuzoheshin në bashkë kryerje për shpërlaje të parash, por procedura penale ka pushuar ndaj të atit të Kolë Pukës pasi që i njëjti ka vdekur.

    Tutje Puka akuzohet se me qëllim të fshehjes së pasurisë së përfituar nga aktiviteti kriminal të cekura si më lart, me datë 08.06.2007 ka blerë një banesë me sipërfaqe prej 26m2 në Pejë, të njëjtën banesë me datë 09.10.2007 ja kishte shitur J.A. në shumën prej 8.000 euro.

    Më datë 20.02.2007 Kolë Puka kishte blerë banesë nga B.A. me vlerë prej 38.000.00 euro (8 mijë uro është llogarit banesa të cilën ja kishte shitur J.A. ndërsa 30 mijë euro i ka dhënë të holla).

    I pandehuri duke dashur që ta maskojë dhe fsheh burmin e mjeteve financiare të përfituara nga aktivitetet kriminale të njëjtën patundshmëri të cekur si më lart ja ka shitur K.D. me vlerë rreth 30.000.00.E me këto veprime i njëjti, sipas gjykatës ka kryer veprën penale shpëlarje parash nga Ligji për parandalimin dhe financimin e terrorizmit.

    Për këtë, gjykatasja Çerkini kishte njoftuar se gjykata ka nxjerrë aktvendim të veçantë më 8 prill të këtij viti.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2014, i akuzuari Kolë Puka është marrë me aktivitet kriminal nga viti 2002-2009, duke keqpërdorur pozitën e gjyqtarit pranë Gjykatës Komunale në Klinë, në atë mënyrë që gjatë aktivitetit kriminal ka përfituar mjete financiare në shuma milionëshe.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Puka, duke e ditur që pasuria e përfituar ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal dhe me qëllim që ta fsheh, ta konvertojë apo maskojë, me këto mjete financiare ka blerë patundshmëri dhe më 4 prill 2008 në Gjykatën Komunale në Prishtinë ka vërtetuar kontratën mbi shitblerjen e patundshmërisë në vlerë prej 35 mijë euro.

    Tutje, për të humbur gjurmë më tepër lidhur me këtë patundshmëri, thuhet se në bashkëpunim me babanë e tij, të akuzuarin Z.P, i njëjti e kishte evidentuar patundshmërinë në emër të babait.

    Sipas prokurorisë, me këtë në bashkëkryerje të akuzuarit Puka kanë kryer veprën penale, “Shpëlarja e parasë” nga neni 32, paragrafi 2, pika 2.1, 2.2, 2.5 dhe 2.6 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Kolë Puka, me qëllim të fshehjes së pasurisë së përfituar nga aktiviteti kriminal, më 8 qershor 2007, ka blerë një banesë në Pejë, të cilën më 9 tetor 2007 ia kishte shitur Jeton Abazit në shumën prej 8 mijë euro.

    Po ashtu, i akuzuari Kolë Puka, më 20 shkurt 2007, ashtu siç përshkruhet në aktakuzë ka blerë patundshmërinë nga Bora Abazi në vlerë prej 38 mijë euro (ku 8 mijë euro është llogaritur banesa që ia ka shitur Jeton Abazi, ndërsa 30 mijë euro i ka dhënë të holla).

    Sipas aktakuzës, i njëjti duke dashur që ta fshehë burimin e mjeteve financiare të përfituara nga aktivitetet kriminale, të njëjtën patundshmëri më 17 prill 2009 përmes kontratës të vërtetuar në Gjykatën Komunale në Klinë ia ka shitur Kolë Duhanajt në vlerë prej 30 mijë euro.

    I akuzuari Kolë Puka, për këto veprime akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se ka kryer veprën penale “Shpëlarja e parasë” nga neni 32, paragrafi 2, pika 2.1, 2.2, 2.5, dhe 2.6 të Ligjit për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit. /BetimipërDrejtësi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!