×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese mohon se ka marrë vendim për rrëzimin e Qeverisë Hoti

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 16:39

    Të mërkurën në medie është raportuar se Gjykata Kushtetuese së shpejti mund ta rrëzoj Qeverinë “Hoti” duke marrë vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për ankesën lidhur me kushtetutshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputetit Etem Arifi për Qeverinë “Hoti”.


    Por lidhur me këtë nga Gjykata Kushtetuese, kanë thënë se ajo çfarë është raportuar dje nuk qëndron.

    “Raportimet e djeshme në media përkitazi me këtë rast janë të pasakta dhe nuk qëndrojnë”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për Front Online.

    Të pyetur se ku ka mbetur kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të z. Arifi për Qeverinë “Hoti”, nga Gjykata kanë bërë të ditur se lënda është duke u shqyrtuar.

    “Gjykata nuk ka marrë ende një vendim lidhur me këtë kërkesë dhe lënda është duke u shqyrtuar”, kanë deklaruar nga Kushtetuesja.

    Tutje në përgjigjet e Gjykatës, thuhet se po sa të marrin një vendim do ta bëjnë publik dhe do të njoftohen të gjitha palët e përfshira.

    “Si në çdo rast deri më tani, sapo Gjykata të marrë një vendim, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!