×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese: VV-ja me mos përgjigje ndaj presidentit, refuzoi mandatarin për formim të qeverisë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 23:21

    Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendim lidhur me çështjen dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me anë të të cilit, Avdullah Hoti nga LDK u mandatua për kryeministër të ri të Kosovës.


    Në aktgjykim është konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re.

    Gjykata Kushtetuese  po ashtu hedh poshtë argumentin që është përdorur nga Vetëvendosje se mos refuzimi i mandatit nuk i jep të drejtë presidentit, t’i drejtohet partisë së dytë, shkruan Reporteri.

    Në aktgjykimin e Kushtetueses thuhet se “pretendimi i parashtruesve se “Gjykata ka thënë se Presidenti mund të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve, vetëm nëse ky heq dorë shprehimisht nga e drejta e tij por në asnjë rrethanë tjetër”, nuk është i saktë.

    Aty po ashtu potencohet se partia e parë me jo vetëm shprehimisht mund të refuzojë marrjen e mandatit.

    Sipas aktgjykimit autorizimi për partinë politike fituese që refuzimin e marrjes së mandatit ta bëj vetëm shprehimisht, pra mundësia të mos propozoj një emër për mandatar do të bllokonte procesin e caktimit të mandatarit nga Presidenti.

    “30. Përkitazi me mundësinë refuzimit të marrjes së mandatit, Gjykata rikujton që në Aktgjykimin KO103/14, ajo kishte konstatuar se “nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”. Përkundër faktit që nuk ishte çështje në rastin para Gjykatës në vitin 2014, ajo e kishte parashikuar mundësinë e refuzimit, pikërisht për të pamundësuar bllokimin e mundshëm të themelimit të Qeverisë në të ardhmen. Ky Aktgjykim, megjithatë nuk kishte saktësuar mënyrën në të cilën mund të bëhet refuzimi i mandatit përkatës. Prandaj, pretendimi i parashtruesve se “Gjykata ka thënë se Presidenti mund të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve, vetëm nëse ky heq dorë shprehimisht nga e drejta e tij por në asnjë rrethanë tjetër”, nuk është i saktë. Kjo sepse, edhe autorizimi për partinë politike fituese që refuzimin e marrjes së mandatit ta bëj vetëm shprehimisht, pra mundësia të mos propozoj një emër për mandatar dhe në të njëjtën kohë të mos e refuzoj këtë të drejtë shprehimisht, do ta mveshte partinë politike fituese me të drejtën për të bllokuar procesin e caktimit të mandatarit nga Presidenti”, thuhet në aktgjykim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!