×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij më sëpatë në Prishtinë

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 16:10

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj të dyshuarit I.G (70-vjeçar), për vrasjen e gruas së tij në Prishtinë.

    Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Gashi tha se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të dyshuarit I.G.

    63 vjeçarja S.G u privua nga jeta ne orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ku sipas Prokurorisë së Kosovës ishte qëlluar me sëpatë nga i dyshuari bashkëshorti i saj 70 vjeçar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!