×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale cakton seancën e radhës në rastin e Salih Mustafës

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 8:57

    Me datë 5 mars është caktuar seanca e radhës në Speciale për rastin e Salih Mustafës.


    Kështu është bërë e ditur në kalendarin e publikuar nga Specialja.

    Aty bëhet e ditur se në këtë ditë me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes.

    Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

    Më 28 shtator 2020, ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

    Më 28 tetor 2020, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Kurse më 23 nëntor 2020, gjykata kishte vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!