×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e GERMIN-it rreth votave të diasporës

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 17:17

    Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesën e Organizatës Jo Qeveritare, GERMIN, rreth vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për verifikimin e votave të diasporës përmes telefonimit të secilit votues.


    “Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.1/2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e “GERMIN”, thuhet në njoftimin e Supremës.

    Organizata GERMIN kishte bërë ankesë ndaj vendimit të KQZ-së edhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, por edhe ky institucion e hodhi poshtë ankesën e kësaj organizate.

    Organizatën GERMIN, nga themelimi e deri vitin e shkuar, u drejtua nga Liza Gashi, e cila ka qenë zëvendësministre e Ministrisë së Diasporës në Qeverinë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!