×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes për votat nga Serbia

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 14:08

    Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që rreth 3 mijë vota të ardhura nga Serbia nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.


    Siç raporton KALLXO.com Supremja e ka refuzuar ankesën e tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor për heqjen nga rezultati përfundimtar të rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia.

    Burime të KALLXO.com brenda Gjykatës Supreme kanë konfirmuar se ankesa e Nenad Rashiq mbi të njëjtat votat është vlerësuar si e pasafatshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!