×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca dikur pro idesë të Thaçit, i quante komunat veriore pjesë të Millosheviqit

    Reporteri
    28 Janar 2022 | 10:33

    Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përmendur para periudhës së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Në vitin 2005, ishte vet Lëvizja Vetëvendosje që ishte deklaruar pro kësaj ideje.

    Në një intervistë për mediumin publik, kryekuvendari Glauk Konjufca kishte thënë se shkëmbimi i territoreve i hap rrugë bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën. Në deklarimin e tij në vitin 2005, Konjufca i ka quajtur komunat veriore të Kosovës si pjesë të Sllobodan Millosheviqit.

    “Pra çështja e bashkimit kombëtarë, i bie nëpër sovranitetin e Kosovës, qanej është rruga, pa u bë Kosova sovrane nuk mund të bëhet as kjo, na e shohim këtë si kurorëzim të sovraniteti të Kosovës”, kishte deklaruar anëtari i Kryesisë së VV-së.

    “…pastaj mendojmë se puna e këtyre tri komunave të veriut është problematike sepse Zveçani për shembull është komunë e Millosheviqit… Për shkëmbimi territoresh natyrisht hapet edhe Lugina e Preshevës”, ishte shprehu ai.

    Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë e që pastaj u quajt korrigjim i territoreve, si pjesë e marrëveshjes finale, kishte marrë hov në vitin 2018. Në atë kohë ishte promovuar nga liderët e të dyja vendeve, Thaçi dhe Vuçiq.

    Për këtë kishte reaguar ashpër Lëvizja Vetëvendosje, duke e quajtur si marrëveshje shumë të dëmshme dhe duke bërë thirrje për demonstrata për ta rrëzuar nga pushteti i atëhershëm presidentin Thaçi.

    Madje edhe vet Konjufca ishte treguar i ashpër ndaj kësaj ideje, duke deklaruar se kufijtë aktualë, sipas tij, nuk mund të ndryshohen pa probleme, pa trazira dhe konflikte.

    “E para gjë brengosëse lidhur me idenë e presidentit Thaçi, lidhur me shkëmbimin e territoreve, ka të bëjë me befasinë dhe ngutësinë me të cilën erdhi në shprehje kjo ide. Për këtë arsye, e bënë si një farë projekti, i cili nuk ta bëjë fare me zgjidhjen e çështje së shqiptarëve”, kishte thënë ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!