×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca endet nëpër qytet pa maskë

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 20:15

    Ish-krydiplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, është parë në qytet duke mos i respektuar masat anti-Covid.


    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është parë gjatë ditës së sotme duke ecur pa maskë në hapësirë publike.

    Lexues të Express kanë dërguar foto ku Konjufca shihet se nuk e ka vendosur maskën, derisa ishte duke ecur në rrugë.

    Derisa duket se në vend se ta vendosë maskën në fytyrë, Konjufca po e mbanë atë në duar.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës ka gjobitur sot ish-ministrin e Arsimit, Shyqri Bytyqin, pikërisht për mosmbajtje të maskës.

    Bytyqi është ndaluar në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi nuk e kishte vendosur maskën.

    Ndërkohë, që nga 13 korriku Qeveria e Kosovës e ka bërë të obligueshme vendosjen e maskës në të gjitha hapësirat publike.

    Personat që nuk e respektojnë këtë masë dënohen me 35 euro gjobë, sipas Ligjit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e COVID-1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!