Glauk Konjufca: Kam qenë në AAK por jo në SHIK

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca sërish ka mohuar që ka qenë anëtarë i SHIK-ut, ndërsa ka deklaruar se nuk është befasuar nga akuzat që së fundmi ja bëri ish-shoku i idealit Dardan Molliqaj në Kuvend që tha se Konjufca është larguar nga SHIK për shkak të rrogës së vogëm prej 150 marka, shkruan Reporteri.net.


“Nuk kam qenë asnjëherë në SHIK. Jo su befasova nga deklaratat e tij. Ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë.
Unë jam përgatitë me shku deri fund dhe e kam padit në gjykatë dhe e kam prit me qit ndonjë fakt. Kur ju ka rritur presioni nga gazetarët të cilët e kanë pyetur ku janë faktet për Glaukun u detyrua me përfshi edhe njerëz të gjallë dhe e mohuan dhe Dardani u bë gaz i botës dhe këtu ka përfundu.
E njoh Fadil Lepajën (I përmendur nga Molliqaj si rekrutues i Konjufcës) por s’do të thotë asgjë me pretendimet e Dardanit. Mezi po pres që të vij rasti në gjykatë. Ai (Dardani) u mundu me dengiru personalitetin tim. Kjo është e kuptueshme pse vjen, sepse para se me dalë Dardani nga VV unë kam qenë njeriu me i mençur i VV-së edhe ka qenë në gjendje të më pranoi edhe si kryetar të VV-së. Prej momentit që e kam demasku në një debat unë jam bërë SHIK”, ka deklaruar Konjufca në ktv, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se është pro hapjes së arkivave të SHIK-ut.

“Ti hapim arkivat, t’i qesim listat e punësuarve në SHIK. Unë kam dhënë nënshkrimin që çdo gjë me SHIK-un të bëhet transparentë. Po të kisha qenë në SHIK do ta kisha pranu, pasi nuk bëjë dallim me AAK-në që kam qenë një kohë”, ka deklaruar Konjufca. /Reporteri.net/.