×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca “largohet” nga Kosova, kur në vend i gjithë debati është te shkarkimi ose mos shkarkimi i tij

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 21:46

    Ndërsa VV e LDK po “luftojnë” për pozitën e kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, i cili u zgjodh në këtë pozitë me 26 dhjetor nuk po e çanë fare kokën.


    Ai sot ka udhëtuar sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

    Samiti mbahet nesër, nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

    Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

    Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!