×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca zgjedhet nënkryetar i parë i VV-së: Kjo është Kryesia e re e partisë së Kurtit

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 18:12

    Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

    Udhëheqësia e re e VV-së ka disa ndryshime, ku sekretar organizativ nuk do të jetë më Vlora Haxhimehmedi, por Alim Rama.

    Nënkryetar i parë është zgjedhur Glauk Konjufca, nënkryetare e dytë Mrika Limani Myrtaj, pozitë të cilën e mbante Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, shkruan Reporteri.net.

    Të zgjedhurit e sotëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! janë:

    Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca

    Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj

    Sekretar Organizativ – Alim Rama

    Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci

    Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi

    Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili

    Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrullah Ceku

    Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka

    Anëtarët e Kryesisë që u votuan sot:

    Mrika Limani Myrtaj

    Dejona Mihaili

    Arbërie Nagavci

    Alban Hyseni

    Arben Vitia

    Arbër Zaimi

    Besnik Bislimi

    Elvis Hoxha

    Fatmire Mulhaxha Kollcaku

    Fitore Pacolli

    Hekuran Murati

    Mytaher Haskuka

    Saranda Bogujevci

    Tinka Kurti

    Vlora Haxhimehmedi

    Xhelal Sveçla

    Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:

    Alim Rama, Sekretari Organizativ

    Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm

    Albulena Haxhiu, GVV

    Behar Jashari, RVV

    Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV

    Hajrullah Ceku, Drejtues i SMN-së

    Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!