×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet nga rryma, vdes një person në Skenderaj

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 11:42

    Një person pa shenja jetë është gjetur në QKMF në Skenderaj.


    Viktima dyshohet se ka qenë duke punuar dhe është goditur nga energjia elektrike. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në fshatin Qires të Skenderajt..

    Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Fsh. Qirez, Skenderaj 22.01.2021 – 09:00. Raportohet se në QKMF Skenderaj është një person pa shenja jete. Dyshohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar është goditur nga energjia elektrike. Njësitë relevante policore dhe njësitë e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!