×
  • Lajme
  • Lajme

     Goditi vëllanë me tabëll duhani dhe kërcënoi nënën, paraburgim për prizrenasin

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 23:43

    Një qytetar nga Prizreni është dërguar në paraburgim pasi i njëjti dyshohet se i njëjti e ka goditur me tabëll duhani (taketuke) vëllain e tij në kokë.


    Më pas i njëjti ka kanosur nënën, dhe të dëmtuarin vëllain, me fjalë vepra apo gjeste se do ti shkaktoi ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i Gjykatës:

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit O.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale të kanosjes nga neni 181 par.2 të KPRK-së.

    Gjyqtari i procedurës – Refki Piraj, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 14.01.2021 deri me datën 13.02.2021.

    Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit O.L., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprave penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    – Me datë 14.01.2021 rreth orës 01:00, në shtëpinë e përbashkët familjare, i shkakton lëndim të lehtë trupor vëllait të tij A.L., në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve rreth bashkësisë familjare – pronës, i pandehuri shkon në dhomën ku ishin i dëmtuari dhe e ëma, ku fillimisht kanë debatuar, në një moment situata ka eskaluar ashtu që i pandehuri merr një tabëll duhani (taketuke) mjet ky i rrezikshëm për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor dhe me të njëjtën disa herë e godet në kokë të dëmtuarin A.L., dhe më pastaj largohet nga aty, si pasoj e kësaj goditjeje i dëmtuari pëson lëndim të lehtë trupor, për çka detyrohet të kërkoi ndihmën e mjekut për trajtim të plagës,

    – Gjithashtu, nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi, se i pandehuri O.L., me datë 14.01.2020, rreth orës 01:00, seriozisht kanos nënën, dhe të dëmtuarin vëllain A.L., me fjalë vepra apo gjeste se do ti shkaktoi ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te ata, në atë mënyrë që gjatë mosmarrëveshjes dhe debatimit me të dëmtuarit atyre u drejtohet me fjalë duke iu thënë: “djali imë ka me ju vra, kapni teshat dhe ecni, kamionin e keni dhe largohuni”, në momentin kur i dëmtuari A.L., ka refuzuar të dal nga shtëpia, i pandehuri ka dale përjashta i është afruar vendit ku i mbajnë drutë për djegë, nga ku ka marr një sëpatë dhe përsëri ngjitet lartë në katin ku ishin të dëmtuarit dhe tenton të hyjë në dhomë, i dëmtuari A.L., arrin ta mbyllë derën duke parandaluar më të keqen, mirëpo me atë rast lëndon gishtin e dorës së majtë, i pandehuri O.L., vazhdon ta godas derën e dhomës me sëpatë dhe seriozisht i kanos duke iu thënë: ” Kam me ju mbyt, kam me ju pre, kam me ju bo copa”, ku pas qëndrimit të tij rreh 30 minuta, më pastaj largohet nga aty duke e vazhduar kanosjen, duke i dërguar SMS të dëmtuarit me përmbajtje: “O ti veç nëse shkon në hënë se krejt ki mi la qato ofendime ja ti ja unë, o nënën kam me ta .…, unë ty ja ti mu, kur burr ski me kon po kofsh burrë qu i lajna hesapet”, gjë që te i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri, si pasoj e të cilës i dëmtuari me rastin e paraqitjes në polici ka kaluar natën në stacion të policisë, duke mos guxuar të shkoi në shtëpi.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!