×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 8:57

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pomë derivatesh në Prishtinë të enjten rreth orës 22:30.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur që të grabisin para në shumë prej 400-500 euro.

    “Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur në shumë parash prej 400-500€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur.”, thuhet në raport.

    Rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!