×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 13:41

    Adem Grabovci është tërhequr nga kandidatura për kryetar të degës së PDK-së në Pejë.


    I pyetur nga KTV-ja për këtë vendim, Grabovci ka thënë se do të jetë aty ku vlerëson se është interes i partisë dhe se ndjehet kryetar i degës.

    “Unë jam një nga anëtarët e PDK-së, i kuptoj shumë mirë interesat e partisë dhe proceset që është duke kaluar vendi im. Përderisa janë kolegët e mi, unë e ndjej që jam kryetar i PDK-së në Pejë, unë do ta jap kontributin tim anë e kënd Kosovës për fuqizimin e partisë”, ka thënë ai.

    Grabovci kundër kandidat kishte Sali Lajçin dhe Xhavit Halitin, i cili garën e ka quajtur betejë miqësore se sa mes kundërshtarëve politik.

    ”Është demokratike dëshira e zotëri Lajçit për të kandiduar, e di që edhe për Grabovcin ka pasur lajme por na jemi miq dhe udhëheqja e degës është në interes të PDK-së”, ka thënë Haliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!